Zoto mbetet në burg, Apeli refuzon zbutjen e masës së sigurisë

Zoto mbetet në burg, Apeli refuzon zbutjen e masës së sigurisë

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda refuzoi kërkesën e ish-drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, i cili kërkoi zbutje të masës së sigurimit nga ajo me burg, në një më të lehtë.

Përmes avokatit të tij, ish-drejtori Artur Zoto i tha Gjykatës së Apelit se ai nuk paraqet rrezikshmëri dhe se nuk ekziston mundësia që ai të largohet jashtë Shqipërisë. 

Gjithashtu, avokati Theodhori Sollaku gjatë shqyrtimit të kërkesës përmendi se dëshmitari i mbrojtur nga shteti, Iliaz Labi, i cili ka rrëfyer kundër Zotos, nuk është i besueshëm pasi ai është i bashkëpandehur në proces. 

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda i çmoi pretendimet si të paprovuara e për këtë arsye la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, arrest me burg. 

Artur zoto u arrestua për skandalin e tenderit me ushqimet e të burgosurve, aferë korruptive për të cilën ka përfunduar në burg edhe ish-zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Iliaz Labi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy