Policia Kombëtare e Filipineve ka arrestuar ish-presidentin Rodrigo Duterte si pjesë e një hetimi të Gjykatës Penale Ndërkombëtare.
Akuzat ndaj tij lidhen me krime kundër njerëzimit për fushatën e tij kundër drogës e cila i mori jetën e mijëra njerëzve gjatë mandatit të tij si zyrtari më i lartë i Manilës.
Lajmi bëhet i ditur nga Zyra e Presidentit të Filipineve.
79-vjeçari u arrestua nga policia menjëherë pas mbërritjes së tij në aeroportin e Manilës nga Hong Kongu.
Ish-zëdhënësi presidencial i Dutertes, Salvador Panelo, e kritikoi arrestimin, duke e quajtur “të paligjshëm” pasi Filipinet u tërhoqën nga Gjykata Ndërkombëtare Penale në vitin 2019.
Duterte kishte qenë në Hong Kong për të bërë fushatë për zgjedhjet afatmesme të 12 majit, ku kishte planifikuar të kandidonte për kryebashkiak të Davaos.



