Koalicioni Berisha-Meta/ Kalemaj: PD e ndarë drejt një humbje të rëndë. Celibashi bëri analistin pa dhënë vendimin! (VIDEO)

Koalicioni Berisha-Meta/ Kalemaj: PD e ndarë drejt një humbje të rëndë. Celibashi bëri analistin pa dhënë vendimin! (VIDEO)

Duke komentuar në MCN Live arrestimin e kryebashkiakut të Bulqizës dhe 12 zyrtarëve, politologu Ilir Kalemaj e konsideroi një akt flagrant pasi i ka dhënë tenderin e Ujësjellësit njeriut të tij. Megjithatë ai vë në dukje se ha debat se sa do të reflektohet kjo kosto te PS-ja në zgjedhje e 14 majit. Duke u ndalur te koalicioni i Berishës dhe Metës, Kalemaj nxori në pah gabimet në shkresë, duke theksuar se kështu si po shkojnë gjërat dhe me këto modalitete do të ketë një humbje të rëndë në zgjedhje.  

Ka një konferencë, kishte folur ambasadori britanik, Celibashi, sa i përket zgjedhjeve. Celibashi tha se kandidatë me rekorde kriminale nuk do të regjistrohen. Procesi i dekriminalizimit i filtron. Nuk është i pari kryebashkiak socialist. Ishte para tij ka qenë rasti i kryebashkiakut të Lushnjës Fatos Tushe që u dënua me vendim të formës së prerë. Kemi disa kryebashkiak në arrati, siç ishte rasti i Vorës, Mallakastrës. Kemi rastin e Shkodrës, Valdrin Pjetri dhe atë të Kavajës Elvis Roshi. Bëhet fjalë për një sërë kryebashkiakësh dhe këshilltarësh bashkiakë. Qëllojnë të jenë në siglën e PS të gjithë këta. Këtu ka një paradoks. PS ka pasur 61 bashkitë e vendit. Se sa kjo kosto do të reflektohet në zgjedhjet që do vijnë, kjo ha debat të madh. Ambasadori britanik e përsëriti thirrjen që duhen kandidatë pa rekorde kriminale. Thirrje që u përsërit nga Celibashi. E tha ambasada amerikane pak ditë më parë. Në lidhje me SPAK-un, pritshmëria ka qenë e madhe. Por është bërë pak dhe vonë. Janë 25 çështje të funksionarëve të lartë të hetuara dhe të dërguara për gjykim në këto 3 vite. Se një administrator i një bashkie periferikë, nuk janë çështje për të cilën SPAK-u është ngritur. Drejtimi i ri energjik i SPAK-ut ndoshta do t’i përmirësojë këto shifra. Është lajm i mirë që gjithë zinxhiri komandues i bashkisë Bulqizë shkon  pas hekurave. Ai është një akt flagrant. Ai ia ka dhënë një njeriu të tij tenderin e Ujësjellësit. Pritet më shumë nga SPAK-u dhe BKH-ja. Nëse do kishim një opozitë të aftë, vibrante, të bashkuar, kostoja do ishte shumë e madhe.

Ka pikëpyetje a do regjistrohet në zgjedhje ky koalicion? Djalli fshihet në detaje. Ajo që ka ndodhur sot, që paraqiten 4 subjekte politike, pasi KQZ ka legjitimuar palën tjetër de facto, kemi një kërkese me gabime që në shkresë, me përdorim të vulës, logos së PD, kemi të bëjmë me faktin se si do regjistrohen, dhe si do jetë formula e këshilltarëve. PD e ndarë kështu siç është nuk shoh se si mund të fitojë. Mënyra si po shkojnë gjërat, do pësojë një humbje të rëndë, nëse shkon me këto modalitete”.

Duke komentuar Berishën, Alibeajn, Bashën dhe Ramën, Kalemaj thotë:

Shumë shkurtimisht për 4 aktorët politikë. Berisha ka anëtarësinë, ka intrigën politike, por jo strategjinë që lidhet ngushtësisht me vulën. Basha ka vulën, nuk ka anëtarësinë, nuk ka strategjinë, ka pjesërisht intrigën. Alibeaj s’ka as anëtarësinë, as intrigën, as strategjinë, as vulën. Nuk e njeh kush. Rama ka kosto të madhe elektorale për gjithë këto 10 vite qeverisje. Ka një pjesë të drejtësisë shqiptare, amerikane në daçi për shkak të skandalit McGonigal, që funksionon më ngadalë, por skandalet akumulohen. Është çështja e inceneratorëve dhe çështje të tjera që prekin rrethin e afërt të z.Rama. Se sa kostot do reflektohen në largimin e z.Rama është tjetër bisedë. Mund të shkohet drejt një riformatimi të qeverisë”.

Politologu tha se komisioneri shtetëror i zgjedhjeve Ilirjan Celibashi dha deklarata kontradiktore dhe bëri analistin në studiot televizive.

Z.Celibashi ka dhënë deklarata kontradiktore, që partia i takon Berishës, por me ligj i takon Bashës që duhet të dorëzojë deklaratën solemne, një kleçke ligjore që u refuzua nga PD e vulës. Sot kemi dy çështje. Paradoksi është që çështja e Rithemelimit do gjykohet nga Rithemelimi. Ndërsa çështja me relator Koli Belen është çështja e Alibeaj-Basha. Celibashi doli bëri analistin në studiot televizive pa dhënë vendimin. Ai është në rolin e gjyqtarit, jep vendimin, pastaj ka zyrë shtypi.

Ka shumë hipoteza pse z.Celibashi bëri atë që bëri. Nga ajo për t’u dhënë kohë dy palëve për të rindërtuar urat e komunikimit, për të hyrë së bashku në zgjedhje, deri te fakti që donte ta hiqte ‘pataten e nxehtë’ nga vetja. Pyetja fundore që na intereson është kush përfiton? Natyrisht që Rama është përfitues fundor, sepse sa më pak kohë të ketë opozita për zgjedhjet, sa më e përçarë të jetë, aq më shumë kryebashkiakë fiton pala tjetër. Pse s’u lejua kandidati i Lëvizjes Bashkë Arlind Qori? Sepse do hante vota nga e majta”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy