Portugalia bllokon shitjen e vilës së Abramovich

Portugalia bllokon shitjen e vilës së Abramovich

Portugalia ka bllokuar shitjen e një vile 10 milionë euro në pronësi të miliarderit rus Roman Abramovich.

Kështu shkruan gazeta Publico.

Prona ndodhet në resortin Quinta do Lago në Algarve.  Mësohet se vila ishte bllokuar në 25 mars me kërkesë të ministrisë së Jashtme të Lisbonës.

Abramovich, i cili është kthyer në shënjestër të sanksioneve ndërkombëtare pas pushtimit rus të Ukrainës, u përpoq të shiste vilën 15 ditë para fillimit të ofensivës së Moskës përmes agjencisë Millhouse Views LLC, e cila është me seli në Delaware (SHBA) dhe është pronë e tij. 

Abramovich ka marrë po ashtu shtetësi portugeze që nga viti i kaluar, në bazë të një ligji që ofron natyralizim për pasardhësit e hebrenjve sefardi të dëbuar nga Gadishulli Iberik gjatë Inkuizicionit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy