Vdekja e Al Baghdadit dhe dyshimet mbi mënyrën si e përshkroi Trump operacionin blic

Vdekja e Al Baghdadit dhe dyshimet mbi mënyrën si e përshkroi Trump operacionin blic

Mund të jenë të shumtë ata që nuk mundën të mos e bënin një krahasim mes fjalimit të mbajtur dje nga kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, dje, për eliminimin e liderit të ISIS-it, me atë të paraardhësit të tij në 1 maj 2011, kur u eliminua Osama bin Laden. Në fjalimin me të cilin Trump konfirmoi ekzekutimin e Al Baghdadit nuk munguan përshkrimet e detajuara, një element që në rastin e Bin Ladenit nuk gjeti hapësirë në fjalimin e Obamës.  

Al Bagdadi vdiq si qen, si një frikacak duke qarë dhe duke bërtitur, para se të hidhte veten në erë”, ishin disa nga hollësitë që Trump përdori për të përshkruar momentet e fundit të liderit të Shtetit Islamik.

Një ditë më pas, mediat amerikane dhe angleze kanë nisur të hedhin dyshime mbi mënyrën si e ka rindërtuar ngjarjen presidenti aktual amerikan.

New York Times” vë në dyshim tregimin e tij makabër para publikut amerikan dhe atij botëror. Janë disa pikat e dyshimta, në mënyrë të veçantë përshkrimi i Al Baghdadit që ulëret dhe qan në një tunel ku më pas hedh veten në erë. Sipas të përditshmes amerikane, pamjet në të cilat kanë asistuar Trump dhe bashkëpunëtorët e tij në atë që njihet si “situation room” (dhoma e situatave) ishin pa audio. Presidenti nuk ka mundur ta shohë direkt Al Baghdadin në tunel. Pamjet nga momentet e fundit të jetës janë marrë nga telekamerat që kanë pasur të instaluara ushtarët amerikanë që merrnin pjesë në operacion. Ato video i janë dorëzuar Trump-it vetëm pas konferencës së shtypit. Pyetjes specifike të ABC-së mbi rrëfimin e Trump-it, kreu i Pentagonit, Mark Esper, u përpoq t’i shmangej, duke thënë se nuk ishte në dijeni të disa detajeve dhe presidenti ka folur me disa prej forcave speciale që morën pjesë në operacion për të marrë të gjitha informacionet.

Një analizë të ngjashme bën edhe The Guardian.

Ndërkohë, edhe gazetarë dhe ekspertë të çështjeve në Lindjen e Mesme kanë disa pikëpyetje. Alberto Negri, gazetar italian, ngre disa dyshime në lidhje me versionin e dhënë nga Trump. “Nuk kishte audio, nuk mund të shihje pothuajse asgjë sepse ishte natë. Dalloheshin vetëm siluetat e sulmuesve dhe xhihadistëve. Por Trump, falë fantazisë së vet, ia doli ta përshkruante me detaje vdekjen e Al Baghdadit. Rusët nuk janë të bindur, turqit dhe kurdët nuk i japin rëndësi, sirianët heshtin nëse nuk është fjala për ndonjë njoftim të Trump-it për të pushtuar puset e tyre të naftës. Dëshmitarët në zonë flasin për tre orë beteje, bastisje dhe bombardime. Kush i bëri këto dhe si? Nga një aeroplan amerikan dhe gjashtë helikopterë që më pas duhej të ktheheshin në Irak? Në Irak apo në Turqi që është 5 minuta larg me fluturim dhe një vend me bazat e SHBA-ve dhe NATO-s? Një histori që fut ujë nga të gjitha anët: mbase Pentagoni i dha Trumpit pak informacion sepse nuk i beson dhe aq”, shkruan ai në Facebook.  / Përgatiti: Gazmira Sokoli / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy