Mbrojtja dështoi përballë Becchetti-t, Mandia: Auditim i thelluar i gjithë procedurës (VIDEO)

Mbrojtja dështoi përballë Becchetti-t, Mandia: Auditim i thelluar i gjithë procedurës (VIDEO)

Rruga që ndoqi qeveria shqiptare për të mbrojur veten në Arbitrazhin e Investimeve përballë Françesko Beketit do të zbulojë se cilat janë përgjegjësitë ligjore dhe penale të zytarëve shtetërorë të përfshirë në këtë proces. Ish-drejtuesja e Avokaturës së Shtetit, Ledina Mandia, hedh hije të forta dyshimi për strategjinë e ndjekur nga shteti shqiptar në betejën për të anuluar gjobën e marrë.

Para se të shkohej në arbitrazh nuk e di nëse është konsultuar qeveria shqiptare me Avokaturën e Shtetit për heqjen e licencës dhe mënyrën e heqjes së licencës për zotin Beketi. I takon së ardhmes për të bërë një auditim të menaxhimit të rastit nga ana e avokaturës dhe mbrojtjes nga ana e avokatëve të kontraktuar.    

Ajo çka ekspozon edhe më shumë palën shqiptarë dhe e bën më të rëndë faturën është kontraktimi i disa studiove ligjore.

 

Fakti që qeveria shqiptare kontraktoi një studio tjetër amerikane bën të kuptojmë që ka mbetur e pakënaqur nga studio angleze dhe studiove të nënkontraktuara. Kam dijeni që kostot vetëm për avokatin e Beketit janë 1.7 milionë dollarë për procedurat e anulimit, pra për studion ligjore që ai ka kontraktuar.  Kemi edhe shpenzimet e shtetit shqiptar për studion Foley Hog që ka përfaqësuar shtetin shqiptar në procedurat e anulimit. Nuk di sa mund të jenë edhe faturat për studio e tjera në Holandë, Bruksel apo Austri ku ka kërkuar zoti Beketi ekzekutimin e vendimit.

Përfshirja e bisedës së tij në vendimin e zbardhur të arbitrazhit sipas Mandisë shton edhe më shumë pikëpyetjet për rolin e Avokaturës së Shtetit shqiptar në këtë proces.

Avokatura e shtetit duhej të ishte angazhuar për të hedhur poshtë këtë provë nëse nuk do të ishte e vërtetë. Nuk e di sa e ka ndikuar vendimin e arbitrazhit kjo provë, por nëse ka ndodhur është e rëndë.

Mandia thotë se duhet bërë një auditim i thelluar i gjithë procedurës teksa shton se ky vendim i arbitrazhit është i paapelueshëm.  

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy