Ruçi: Nuk po qeveris PS-ja, po qeverisin thjesht një grusht njerëzish që kanë kapur administratën

Ruçi: Nuk po qeveris PS-ja, po qeverisin thjesht një grusht njerëzish që kanë kapur administratën

Në studion e lajmeve të MCN TV, ekspertja e komunikimit, Irsa Ruçi, tha se një kthesë në politikat arsimore është domosdoshmëri. Ruçi u pyet për një valë shkarkimesh në Drejtoritë Arsimore një muaj më parë, masë e cila sipas saj është joproduktive.   

Uroj që një masë e tillë të mos vijë për shkak të reformës në drejtësi, të mos i ketë prekur SPAK-u, uroj të mos jetë kjo. E shikoj joproduktiv faktin që shkarkohen në mënyrë të menjëhershme në bllok, përgjegjësitë duhet të ndahen. Duhen ndryshuar politikat me të cilat ne i qasemi arsimit dhe jo vetëm emrat. Gjithkush duhet të mbajë përgjegjësitë e veta. Nëse pas dy vitesh kupton që kanë prodhuar politika joeficiente, atëherë përgjegjësia shkon deri te ministrja.

Ruçi tha më tej se administrata është e pafuqishme, pasi është kthyer thjesht në zbatuese të vendimeve, pa fuqi vendimmarrëse.   

Nuk po qeveris më PS, po qeverisin një grusht njerëzish që kanë shtrirë duart në të gjithë administratën. Kjo e fundit funksionon pa fuqinë që duhej të kishte. Nuk ka fuqinë për vendimmarrje në realitet dhe në letra.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy