Thyen arrestin shtëpiak, plagos me thikë një 34-vjeçar dhe i dëmton makinën, arrestohet 28-vjeçari në Vlorë

Thyen arrestin shtëpiak, plagos me thikë një 34-vjeçar dhe i dëmton makinën, arrestohet 28-vjeçari në Vlorë

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 28-vjeçar, banues në Panaja, i cili theu masën e sigurisë "arrest në shtëpi" dhe, pas një konflikti për motive ende të paqarta, plagosi me thikë një 34-vjeçar dhe i dëmtoi automjetin.

Ngjarja ndodhi në fshatin Panaja, ku ndërhyrja e shpejtë e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë parandaloi përshkallëzimin e konfliktit që mund të kishte pasur pasoja më të rënda.

I arrestuari, shtetasi K. B., 28 vjeç, kishte thyer masën e sigurisë të caktuar më herët nga Gjykata për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Shkatërrim prone”.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se K. B. goditi me thikë shtetasin B. B. (H.), 34 vjeç, dhe i shkaktoi dëme automjetit të këtij të fundit.

Më pas, viktima e plagosur ka shkuar në banesën e autorit dhe e ka kanosur me një armë gjahu që e mbante pa leje, si dhe i ka dëmtuar automjetin.

Shtetasi B. B. është proceduar penalisht në gjendje të lirë dhe arma e gjahut e përdorur për kanosje është sekuestruar nga Policia. Ai ka marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme hetimore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy