
Luftëtari ka bërë surprizën në javën e 22-të të Kategorisë Superiore duke marrë një tre pikësh të artë në transfertë përballë skuadrës së Flamurtarit.
Një fitore që i jep qetsinë e duhur bluzinjve të drejtuar nga trajneri Hasan Lika në luftën për mbijetesën duke u shkëputur dhe më shumë me pikë nga zona e ftohët e tabelës.
Një gol i shënuar në minutën e në minutën e 54-të me anë të sulmuesit kryesor Vasil Shkurtaj i dha tre pikët skuadrës gjirokastrike duke mposhtur një nga ekipet më të mira të kampionatit si Flamurtari.
Vendasit edhe pse arritën që të dominon takimin nuk arritën dot që të merrnin pikë në këtë përballje duke shpërdoruar shumë raste përpara portës.
Pas kësaj fitoreje Luftëtari ngjitet në vendin e gjashtë në tabelën e renditjes me 31-pikë të grumbulluara, ndërsa Flamurtari zbret në vendin e tretë me 36 pikë, po aq sa ka dhe Kukësi që mban vendin e dytë.
Më poshtë rezultatet e javës së 22-të të Kategorisë Superiore dhe goli i shënuar në sfidën e sotme nga ana e Vasil Shkurtaj.
Kamza 1-2 Teuta
Kukësi 2-2 Skënderbeu
Laci 1-0 Vllaznia
Partizani 6-0 Lushnja
Flamurtari 0-1 Luftëtari
Më poshtë tabela e klasifikimit e Kategorisë Superiore pas javës së 22-të.




