Zenka: Abazoviç e quajti veten shqiptar vetëm ditët e fundit. Shqiptarët e Malit të Zi u ndjenë keq për rrëzimin e tij (VIDEO)

Zenka: Abazoviç e quajti veten shqiptar vetëm ditët e fundit. Shqiptarët e Malit të Zi u ndjenë keq për rrëzimin e tij (VIDEO)

Deputeti Meto Zenka, ish-ministër i Pakicave në Mal të Zi, rrëzimin e qeverisë së Dritan Abazoviç pas 115 ditësh në qeveri, e shpjegon me nënshkrimin e kontratës me kishën serbe.

Ai tha për MCN TV se në mënyrë ilegale patriarku i kishës serbe hyri në Mal të Zi dhe se nënshkrimi i kësaj kontrate i jep një status eksterritorial kishës serbe në Mal të Zi.

Nënshkrimet me komunitetet fetare i kam bërë me ministrinë që udhëheq. Zoti Abazoviç ka qejf ta quaj veten si shqiptar këto dy ditët e fundit se gjithë kohës e ka quajtur veten kozmopolit.

Nëse Abazoviç e quan veten shqiptar, pse e gjeti veten në banketet serbe që kërkojnë gjak shqiptari dhe Kosovën që ti kthehet Serbisë. Tani është kujtuar Abazoviç që është shqiptar.

Subjektet politike shqiptare nuk merren me interesat e Abazoviç. Ne merremi me problemet e shqiptarëve në Malin e Zi. Mali i Zi është në dy krahë i ndarë, krahu pro serb, dhe krahu i Gjukanoviç që e pranon Kosovën dhe e ka kyçur Malin e Zi në NATO.

Nuk ishte e rëndësishme vota e pakicës për nga numri. Rëndësi kishte që shqiptarët ta shohin se me këto nënshkrime dhe Ballkanin e Hapur, janë të rrezikuara interesat e shqiptarëve në Malin e Zi dhe rajon.

Ne ishim një zë që donim të thoshim se i përkasim marrëdhënieve pro-europiane dhe jo pro serbe dhe pro-ruse.

Ndër të tjera Zenka u shpreh 100% dakord me deklaratën e ish-Kryeministrit Sali Berisha, i cili u shpreh Abazoviçit i rëndoi bishti më rëndë se koka kur u rreshtua me Presidentin e serbomadhisë ultranacionalistin Vuçiç dhe vasalin e këtij të fundit Edi Rama në nismën e Ballkanit të Hapur, projekt që i kundërvihet nismës së Berlinit dhe vendos hegjemoninë serbe dhe influencën ruse në rajon.

Po ashtu ai pohoi se marrëveshja e Abazoviçit me kishën serbe u dëshmua për atë si puthja me Judën dha ai mbrëmë u shkarkua me të drejtë nga Parlamenti i Malit të Zi si kryeministër i vendit fqinj.

Kjo i dha goditjen përfundimtare, as nuk kisha për t’i shtuar apo hequr asgjë nga ajo që ka deklaruar doktor Berisha, pajtohem 100% me atë deklaratë. Sikur të ishte dhe ai në Mal të Zi dhe ta përcillte direkt situatën që ka ndodhur muajt e fundit.

Një deklaratë e tillë tregon se politika se Shqipërisë, veçanërisht e Berishës, e përcjell realitetin në mënyrë të përpiktë. Shqiptarët u ndjenë keq për vetë faktin se Abazoviç rrjedh nga një familje shqiptare.

Sepse nuk iu ka pëlqyer sjellja e Abazoviç, e cila nuk ka qenë vetëm anti-malazeze. Në Malin e Zi ka pasur edhe politikë anti-shqiptare viteve të fundit që të radikalizohen marrëdhëniet shqiptaro-malazeze. Ka qenë një grackë që shqiptarët në Malin e Zi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy