
K ancelari Olaf Scholz tha se Gjermania do të rrisë bashkëpunimin e saj ushtarak me Finlandën dhe Suedinë.
Ne do të intensifikojmë bashkëpunimin tonë ushtarak veçanërisht në rajonin e Detit Baltik dhe nëpërmjet stërvitjeve të përbashkëta.
Duke folur në një konferencë shtypi me kryeministrin e Lihtenshtajnit, kancelari gjerman thotë se ka besim se Turqia do të mbështesë Finlandën dhe Suedinë që t'i bashkohen aleancës, pavarësisht kundërshtimeve të saj fillestare.
Më herët, Scholz foli me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe, sipas një zëdhënësi të kancelarit, ata ranë dakord që një zgjidhje e negociuar diplomatike midis Ukrainës dhe Rusisë do të kërkonte një përfundim të menjëhershëm të armiqësive nga ana e Rusisë dhe një tërheqje të trupave ruse nga Ukrainë.



