Kreu i Gardës Revolucionare iraniane tha se urdhrat e arrestit të lëshuara nga Gjykata Penale Ndërkombëtare kundër kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të tij të Mbrojtjes nënkuptonin "vdekje politike" të Izraelit.
“Ky vendim nënkupton fundin dhe vdekjen politike të regjimit sionist, një regjimi që sot jeton në izolim politik absolut në botë dhe udhëheqësit e të cilit nuk mund të udhëtojnë më në vende të tjera ”, deklaroi gjenerali Hossein Salami, udhëheqës i Gardës Revolucionare.
Ndërkohë kryeministri hungarez Victor Orban, vendi i të cilit mban presidencën e radhës të BE-së, njoftoi të premten se kishte ftuar homologun e tij izraelit Benjamin Netanyahu të protestonte kundër urdhrit të arrestit nga Gjykata Penale Ndërkombëtare.



