Tragjedia në Kroaci/ Plenkovic: Po bëjmë maksimumin për pasagjerët e plagosur

Tragjedia në Kroaci/ Plenkovic: Po bëjmë maksimumin për pasagjerët e plagosur

Aksidenti me 10 viktima, shtetas të Kosovës, në Brod të Kroacisë ka sjellë reagimet e liderëve të politikës. Kryeministri kroat Andrej Plenkovic tha se vendi i tij po bën maksimumin për t’u ofruara kujdes shëndetësor 45 të plagosurve, 8 prej të cilëve rëndë, sipas mediave kroate.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se drejt Kroacisë është nisur ministri i Brendshëm i Kosovës, ndërsa në Shqipëri, Lulzim Basha, u shprehu ngushëllime familjarëve të viktimave.

Andrej Plenkovic 

Me trishtim të madh morëm lajmin për aksidentin e një autobusi në rrugën afër Slavonski Brod, ku humbën jetën 10 persona. Ne jemi me familjet e viktimave dhe autoritetet e Kosovës, të cilëve u shprehim ngushëllimet tona më të thella. Shpresoj që pasagjerët e lënduar të shërohen. Për aksidentin e tmerrshëm, unë fola me Ministrin e Brendshëm, Davor Bozinovic dhe Ministrin e Shëndetësisë, Vilija Beros. Ministri Beroš dhe drejtori i mbrojtjes civile Trut u drejtuan për në Slavonski Brod për t’u njohur me të gjitha rrethanat e aksidentit dhe për t’u ofruar kujdes shëndetësor pasagjerëve të plagosur.

Albin Kurti

Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për aksidentin tragjik në Kroaci, të një autobusi me targa të Kosovës.

Ndonëse ende nuk kemi konfirmime zyrtare për detajet, lutemi të ketë sa më pak të vdekur e sa më shpejt të shërohen të lënduarit.

Ministri ynë i Punëve të Brendshme po niset për Kroaci, ndërkaq drejt vendit të aksidentit te autostrada e Sllavonski Brodit tashmë është nisur ambasadori ynë në Zagreb.

Me ankth e shpresë jemi pranë qytetarëve tanë dhe familjeve të tyre në këto çaste të rënda.

Lulzim Basha

Me trishtim të thellë mora lajmin e rëndë të aksidentit tragjik të ndodhur në Kroaci, në të cilin sipas të dhënave të para ka viktima dhe të plagosur. I bashkohem dhimbjes së familjarëve dhe të afërmve dhe ju shpreh ngushëllimet më të ndjera! Shërim të shpejtë të lënduarve. Zoti t’ju japë forcë për të përballuar këtë tragjedi, që na ka tronditur të gjithëve.

Edi Rama

Çfarë fatkeqësie pikëlluese lajmi nga Kroacia për humbje jetësh të vëllezërve e motrave nga Kosova. Lutem që të plagosurit rëndë t’ia dalin dhe ngushëllime vëllazërore familjeve të viktimave!

Bujar Spahiu - KMSH

Zoti i mëshiroftë viktimat dhe u dhëntë shërim të shpejtë të lënduarve në aksidentin e sotëm në Kroaci!

Ngushëllimet e mia familjarëve të viktimave, atyre të të lenduarve dhe gjithë vëllezërve tanë të Kosovës!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy