Nga sot vetëm 6 ‘zona të kuqe’ në Shqipëri/ Hapen berberët, dentistët e qendrat tregtare

Nga sot vetëm 6 ‘zona të kuqe’ në Shqipëri/ Hapen berberët, dentistët e qendrat tregtare

Nga dita e sotme, 11 maj, pritet që vetëm 6 qytete të jenë ende nën kategorinë e "zonave të kuqe", teksa 16 zona të tjera do të konsiderohen të ‘gjelbra’, duke nënkuptuar më shumë liri për qytetarët e transportin.

Por përtej karantinës së imponuar në zona e qytete ku koronavirusi qëndron ende aktiv, 11 maji do të shënojë dhe hapjen e një sërë biznesesh të tjera, duke filluar nga dentistët, berberët/parukeritë e deri tek qendrat tregtare.

Nga sot, nisin lehtësimet e reja të shpallura nga qeveria, ku do të lejohen të rifillojnë aktivitetin e tyre disa biznese që ishin mbyllur si pasojë  e situatës së krijuar nga COVID-19.

Parukeritë, berberët, klinikat dentare e berberët, do të rihapen sot, ndërsa kryeministri Edi Rama ka deklaruar se secili biznes do ta kryej aktivitetin, duke zbatuar një protokoll rregullash.

Në portalin qeveritar, “e-Albania”, janë publikuar edhe listat me rregulla për secilin aktivitet, përfshirë edhe ata që do të lejohen të rifillojnë punën një javë më pas, më 18 maj.

Një tjetër ndryshim është edhe me karantimin e të riatdhesuarve, ku nuk do të ketë më hotele karantinë, por të gjithë shqiptarët e ardhur në vendin tonë do të karantinohen në banesat e tyre.

Kjo javë do të sjellë një hapje thuajse totale të Shqipërisë, pas mëse dy muajsh në karantinë, ndërsa javën tjetër (18 maj) pritet të hapen edhe më shumë biznese e në veçanti lokalet.

Në fund të muajit qeveria bëhet gati që të hapë dhe plazhet në vend.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy