Deputeti i Parlamentit Europian Eduard Kukan ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për ndikimin e tij në platformën e subjekteve politike shqiptare në Maqedoni duke e konsideruar platformën krejtësisht të papranueshme.
Ndërkohë ka reaguar edhe qeveria maqedonase e cila përmes një deklarate ka këshilluar politikanët në rajon duke ju referuar Ramës të mos përzihen në punët e brendshme të Maqedonisë.



