Begaj takon Ramën në Kryeministri: Do jem në lartësinë e detyrës së Presidentit (VIDEO)

Begaj takon Ramën në Kryeministri: Do jem në lartësinë e detyrës së Presidentit (VIDEO)

Kreu i qeverisë Edi Rama ka pritur sot në mbrëmje në Kryeministri  kandidatin e propozuar nga PS për President, Bajram Begaj.

Rama i tha Begajt se do jetë nder për socialistët që ta votojnë për President, ndërsa shefi i shtabit të përgjithshëm të FA u shpreh i bindur se do të jetë në lartësinë e detyrës.

Begaj tha:

Është vlerësim shumë i madh të jesh President i një vendi. Natyrisht do përpiqem të jem personi i duhur. Do jem në lartësinë e detyrës dhe i përgjegjshëm në kryerjen e saj. Vij nga ushtria dhe mjekësia, dy profesione të mira dhe të përkushtuara. Besoj se detyrën do jem i lumtur ta kryej me nder”.

Rama u shpreh:

Ne kemi bindjen se do të jeni në lartësinë e detyrës. Kam pasur mundësinë ta çmoj punën që keni bërë si shef i shtabit”.

Sjellim në vëmendje që emri i Begajt pritet të votohet nesër në Kuvend. Në raundin e katërt Presidenti i Republikës mund të zgjidhet me shumicë të thjeshtë, pra me 71 vota. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy