Procesi i rindërtimit, Prifti: Skema më e madhe e korruptimit, faji mbetet kopil

Procesi i rindërtimit, Prifti: Skema më e madhe e korruptimit, faji mbetet kopil

Eksperti i ekonomisë Rezart Prifti në studion e lajmeve në ‘MCN Economy’ teksa ka komentuar lidhur për procesin e rindërtimit e ka cilësuar atë si abuziv dhe skemën më të madhe të korruptimit.

Ai tha se e gjithë situata e tërmetit dhe rindërtimi janë shfrytëzuar për proceset zgjedhore.

Nuk habitem me asgjë nga këto që po ndodhin me këtë proces. Kur u bënë zgjedhjet thash mos prisni të dislokohen tani këto fonde sepse zotëria do të presë të tundë prapë çelësat sepse situata është shfrytëzuar për proceset zgjedhore. Kjo është skema më e madhe e korruptimit, zero audit është bërë sepse është e pamundur të behët mbi to. Është e pamundur ti hysh një procesi dhe ta çosh deri në fund. Për mua diçka nuk shkon te reforma në drejtësi. Si proces rindërtimi ka qenë abuzim. Përpos faktit që ka pasur ndërhyrje të thella në zgjedhje. Këtu te ne faji mbetet gjithmonë kopil dhe nuk i bën njeriu përshtypje për milionat e eurove që kanë ikur. Ata janë në rehatllëkun e tyre. E keqja është se dhe shoqëria është bashkuar me këtë që ndodh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy