Vuksani: Mishi nga Brazili u bllokua pas auditit të BE-së, tregjet e reja rrezikojnë sigurinë

Vuksani: Mishi nga Brazili u bllokua pas auditit të BE-së, tregjet e reja rrezikojnë sigurinë

Vendimi i fundit i autoriteteve shqiptare për të ndaluar importin e mishit të gjedhit dhe shpendëve nga Brazili ka sjellë reagime nga ekspertë të fushës. Në "MCN Live", ekspertja e sigurisë ushqimore, Ana Vuksani, ka ngritur pikëpyetje të mëdha mbi kapacitetet kontrolluese të shtetit shqiptar dhe rreziqet që i kanosen konsumatorit nga orientimi drejt tregjeve të reja, të pacertifikuara nga Bashkimi Evropian.

 

Sipas saj, magazinat vendase janë aktualisht të mbushura plot me mish brazilian, ndërsa zinxhiri i kontrollit në Shqipëri mbetet i pafuqishëm për të garantuar sigurinë në pikat kufitare.

 

Ne i kemi magazinat e mbushura plot, por furnizimi vazhdoi edhe për njëfarë kohe derisa të mbaronte. Problemi i madh që ne kemi është ai i politikave, sepse qeveria duhet të kujdeset për burimin e tyre. Përveç faktit të sigurisë, ne përballemi edhe me rritjen e çmimeve të ushqimeve. 

 

Duke mos pasur burime të diversifikuara, burimet do të drejtohen drejt tregjeve të reja dhe konsumatori nuk është në gjendje të dijë se sa i sigurt është ai treg i ri. Shqipëria nuk importonte asnjë kilogram mish nga Brazili, përveç atyre të kontrolluara nga BE. Tani që doli ky problem, ata i bllokuan. Po kush na garanton ne se vendet nga do të marrim mish në të ardhmen janë të kontrolluara nga BE? Mishi nga Brazili u bllokua pikërisht pas auditit të BE-së. Zinxhirin e kontrollit në Shqipëri ne e dimë se sa funksionon, duke filluar që nga kryeministri, i cili vetë ka thënë se siguria ushqimore nuk po funksionon. 

 

Kontrolli duhet të nisë që në pikën kufitare. Duhet pasur shumë kujdes sepse mishi i Brazilit ka hyrë tashmë në përdorim të gjerë. Frekuenca e analizave laboratorike për mishin duhet të jetë shumë më e lartë nga ç'është aktualisht. Prandaj, çdo produkt ushqimor duhet të pajiset urgjentisht me kartën e tij teknologjike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy