“Facebook” sjell “Messenger Kids”, aplikacioni vetëm për fëmijë

“Facebook” sjell “Messenger Kids”, aplikacioni vetëm për fëmijë

“Facebook” po lançon një version të ri të çatit, që ka si synim të mbledhë fëmijët nën 13 vjeç dhe t’u japë mundësinë prindërve për kontroll.

Aplikacioni pa pagesë “Messenger Kids” pritet të tërheqë prindërit që kërkojnë shërbim të sigurt online, me një nivel më të lartë kontrolli  dhe filtra që parandalojnë përhapjen e materialeve të papërshtatshme.

“Messenger Kids” është aplikacion që instalohet në smatfonin ose tabletin e fëmijës, por mund të kontrollohet nga llogaria e “Facebook”-ut të prindit.

Fëmija nuk ka nevojë të ketë llogari në “Facebook”, i cili është i ndaluar për moshat nën 13 vjeç. Aplikacioni funksionon si zgjatim i llogarisë së prindit, i cili është i vetmi që ka mundësinë të shtojë miq apo të fshijë mesazhe.

“Facebook” do të bëjë të mundur që këta përdorues të “Messenger”-it të hyjnë automatikisht në rrjetin social kur të arrijnë moshën e duhur. /  The Guardian /

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy