Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në burgun e Rrogozhinës, ku një i burgosur i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.
Viktima është Estref Halili, 22 vjeç. Ai është gjetur i varur me xhaketë në dritaren e tualetit.
Pasi u gjet nga shokët e dhomës, ai është dërguar me urgjencë në spital, por nuk ia ka dalë të mbijetojë.
Mësohet se i riu ishte arrestuar nga policia më 23 dhjetor 2016 në fshatin Kolonjë të Lushnjes pasi në makinë iu gjet një dozë e vogël kanabisi dhe një thikë. Më pas, më 26 dhjetor ai u transferua në burgun e Rrogozhinës.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.



