Meta: Shkodra s’ka kohë të provojë Ramën, e provoi gjithë Shqipëria. Në 14 Maj falimentojmë me votë Rilindjen

Meta: Shkodra s’ka kohë të provojë Ramën, e provoi gjithë Shqipëria. Në 14 Maj falimentojmë me votë Rilindjen

Në një takim me strukturat e Partisë së Lirisë në Velipojë, Ilir Meta shigjetoi Kryeministrin Edi Rama, duke cilësuar si problemin e tij votën e lirë.

Por ai shprehu bindjen se në 14 Maj, Edi Rama do të marrë vulën e turpit.

Teksa u ndal te kryebashkiakët socialistë, Meta tha se rekordin e atyre që kapi dekriminalizimi e theu Vora, duke ndërruar pesë kryetarë të komandua.

Ai tha se Bashkia e Vorës falimentoi, të Kavajës gjithashtu dhe se aty Rama pati rastin të tregonte se çfarë mund të bënte, por shtoi se Shkodra nuk ka kohë që të provojë Edi Ramën.

Rilindja i ka hequr Shkodrës shumë nga institucionet më të rëndësishme dhe të domosdoshme. I hoqi Drejtorinë e Arsimit, Bordin e Kullimit, Agjencinë e Ujërave, që Shkodra përfaqëson basenin më të mëdha në Europë.

Rilindja i hoqi Drejtorinë e Arkivave të Shkodrës, që Shkodra ka një histori aq të pasur dhe shumë të tjera.

Shkodrën e ruajti Zoti që bashkia nuk përfundoi në dorë të Rilindjes, se në katër vite ata kryetarë që komandoi Edi Rama i ndërgjegjshëm se nuk do kishte përfaqësues të opozitës në zgjedhjet vendore 1/3 e tyre ose i kapi dekriminalizimi ose janë nëpër burgje.

Nuk ka kohë Shkodra të provojë Edi Ramën se e ka provuar Shkodra dhe Shqipëria në 10 vite.

Më 14 maj me votën tonë të lirë falimentojmë Rilindjen në pushtetin vendor dhe shumë shpejt dhe në atë qendror dhe rikthejmë llogaridhënien.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy