Gjykata Kushtetuese ka nisur shqyrtimin e çështjes së Teatrit Kombëtar, pas kërkesës së dorëzuar nga Presidenti Ilir Meta.
Mësohet se Kushtetusja kërkon koment me shkrim deri më datën 22 janar nga Ministria e Financës, Ministria e Kulturës dhe Bashkia Tiranë.
Më 22 janar Kushtetuesja në dhomë këshillimi do të diskutojë për prishjen e Tetarit Kombëtar dhe ndërtimit të godinës së re, por para ditës së seancës, Gjykata kërkon raport me shkrim nga institucionet e përfshira.
Bashkia e Tiranës, Këshilli i Ministrave, Ministria e Financave, e Kulturës si dhe Kuvendi i Shqipërisë kanë afat deri me 22 janar që të mbrojnë me argumenta me shkrim projektin për teatrin e ri.
Kujtojmë që Meta kërkoi pezullimin e projektit të teatrit, duke e cilësuar shkatërrimin e teatrit një krim kombëtar.
‘Dua të theksojë rëndësinë e madhe që akti im sot që i cili është në koherencë të plotë me përpjekjet e mia të vazhduar të qëndrueshme, sistematike, në raport më Kuvendin me qeverinë me institucionet vendore të përfshira në këtë proces kriminal të kapjes së shtetit në dhunim të rendit kushtetues të vendeve, të akteve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare dhe njëkohësisht në kundërshtim të plotë edhe me interesat kombëtare në vendin tonë pasi ligji për shkatërrimin e Teatrit Kombëtarë është një krim kombëtar, kulturor dhe e gjitha kjo në interesa të asaj që e quajmë oligarki’, pati deklaruar Meta.
Seanca e Gjykatës Kushtetuese në Dhomë Këshillimi do të jetë me dyer të hapura, e cila pritet t’i japë fund debateve prej më shumë se një viti të artistëve dhe bashkisë së Tiranës për prishjen ose jo të teatrit Kombëtar.



