
Artistë dhe qytetarë janë mbledhur në një protestë që kundërshton prishjen e Teatrit Kombëtar, ndërkohë që në sallën e Kuvendit pritet të nisë shqyrtimi i ligjit që i hap dritën jeshile shembjes së tij dhe ndërtimit të një të riu. Protestës i është bashkuar edhe opozita.
Regjisori Kastriot Çipi, një nga zërat aktivë kundër shembjes së teatrit, bëri apel për një protestë qytetare.
“Sot më pak se kurrë kemi nevojë për dhunë, incidente e shfaqje barbarie. Kemi nisur një protestë qytetare, padyshim politike, por jo partiake”, tha ai.
Çipi theksoi se fokusi i protestës mbetet beteja për teatrin, pavarësisht se kush i bashkohet asaj.
"Anëtarët e të gjitha partive janë të mirëpritur të na bashkohen, por askush nuk ka të drejtë të na shmangnga fokusi lëvizjen: Beteja për Teatrin dhe Ligjin është betejë për Demokracinë!", tha ai.



