
Analisti Preç Zogaj i ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV ka komentuar çështjen e Sali Berishës të akuzuar për korrupsion për të cilin u shpreh se ishte një veprim i pritshme pasi ishte i paralajmëruar.
Ai tha se edhe në rastin e Berishës ai duhet të shkojë në gjykatë si cdo qytetar tjetër , pasi sipas tij jemi në një histori të re, ku nga ‘ligji jam unë kemi kaluar në historinë askush mbi ligjin’.
Është një veprim i pritshëm sepse ishte paralajmëruar dhe kjo që ndodhi me Berishën përbën dhe përshkallëzimin e ngjarjeve të ngjashme ku disa figura në pushtet ishin hetuar dhe në rastin e Berishës përfaqëson një kulm deri tani. Por ishte një gjë e paralajmëruar se vetë SPAK ka lajmëruar se në aferat që po heton ishte dhe kjo e partizanit. Unë të them të drejtën nuk marr [përsipër të bëjë as avokatin, gjyqtarin apo prokurorin e çështjes Berisha, sepse jemi në analizë politike dhe ajo që them është se kushdo që duhet ta kuptojë këtë histori të re, që nga ligji që jam unë kemi kaluar në historinë askush mbi ligjin dhe mua kjo pëlqen ata që akuzohen duhet të shkojnë në gjykatë. Nqs dikush akuzohet padrejtësisht dhe flirton pafajësinë në anën e gjykatës ai e fiton dhe politikisht.
Më tej ai shtoi se liderët politikë dhe Berisha në rastin konkret që është një figurë qendrore e jetës politike në Shqipëri duhet të japë shembullin e respektimit të institucioneve të drejtësisë.
Sa i përket masës së ndalimit për mua është një çështje e interpretueshme. Mirëpo interpretimi do të thotë që të interpretohet, Berisha hiqet si gjykatë kushtetuese, si person i cenuar i takon të vërë në lëvizje institucionet ligjore që të reagojnë, prandaj them se duhet tu referohemi institucioneve dhe të japim shembullin e respektit qer këto institucione që janë ngritur, pastaj palët kanë mbrojtjen dhe akzuat, ne shohim një betejë dhe është pala e tretë që është gjykata dhe askush nuk mund ta shmangë atë aq më tepër kur janë të përfshirë zyrtarë të lartë. Është një stuhi që po ngrihet, kam bindjen se në një drejtësi me shumë shkallë kush s’ka bërë gjë nuk mund të dënohet. Problemi jonë në Shqipëri kemi të bëjmë me një drejtësi që të shqetësohemi, ne problemin e kemi se kemi pasur prej vitesh një drejtësi të trembur. SPAK po punon, më në fund drejtësia po sundon ligjin dhe them se në momentin që po jetojmë SPAK po ecën gradualisht dhe kur të shohim se ka teprime s’na pengon asgjë që t’ja themi por sot për sot sfida është që drejtësia të çojë ligjin aty ku s’ka shkelur kund.



