Faik Basha nga Departamenti i Sigurisë në Partinë e Lirisë, për vendimin e Këshillit të Ministrave tre muaj para zgjedhjeve i cili i hapë rrugë kultivimit të kanabisit mjekësor duke përcaktuar 10 zonat më të përshtatshme thotë se si pak urdhra të tjera ishte kujdesur që këtë vendim ta firmoste vetë Edi Rama.
Duke folur për MCN Live, ai deklaroi se të gjitha organizatat kriminale që operojnë në Shqipëri, bazën e tyre e kanë krijuar nga kanabisi, ose e kanë krijuar në Shqipëri, ose janë përdorur burime njerëzore nga eksperiencat që kanë pasur në Shqipëri dhe kontaktet i kanë pasur në të gjithë botën dhe ne jemi bërë lider.
Sipas tij, Shqipëria nuk e kishte të nevojshëm një vendim të tillë, duke nënvizuar se nuk është momenti i duhur që të orientohemi drejt një shteti që të siguronte të ardhura nga kanabisi.
Është për të ardhur keq që për Shqipërinë po mendohet se e vetmja zgjidhje për zhvillimin e bujqësisë qenka kanabisi.
Përdorimi i kësaj metode si mundësi për zhvillim, nuk ka sjellë zhvillim ekonomik, madje përveç grupeve aktuale ka sjellë dhe grupe të tjera për të vijuar aktivitetin e tyre kriminal.
Nuk mund të mbillet në ato toka ku mund të mbillen kultura të tjera.
Ka ca kushte specifike se jo çdo vend i botës mund ta prodhojë. Janë disa kushte specifike, kështu që në Myzeqe nuk mund të mbillet.
Këtë të mirë na e ka bërë kjo qeveri, renditemi ndër vendet e para në botë për cilësinë e hashashit.
Ne jemi vend që duhet të orientohemi në bujqësi dhe turizëm, kemi dhe vlerat e nëntokës.
Por nuk mund të legalizojmë kultivimin e kanabisit, se ne jemi vend problematik.
Ne e kemi rininë tashmë të futur në këtë drejtim, imagjino me futjen e këtij modeli që të mbjellim kanabisin dhe të bëhemi tregtar të kanabisit.
Nuk e kishte të nevojshme Shqipëria dhe nuk është momenti i duhur që të orientohemi drejt një shteti që të siguronte të ardhura për kanabisin.
Ne e kemi problem çështjen e kanabisit, që nga viti 2015 ne renditemi ndër vendet e para në botë për kultivimin e kanabisit dhe për nivelin e ulët të rinisë në formim.
Shteti nuk duhet të punojë për interesin e disa personave që të pasurojnë xhepat e tyre. Sigurisht që e bën për fushatë.
Duke pasur mungesë të platformës se si do qeveriset në katër vitet e ardhshme është të mbyllim TikTok dhe të përhapim hashashin.
Deri në Kanada dhe Amerikë janë rrugët që furnizohen nga Shqipëria.
Ne kemi katër shefa krimesh që janë zbuluar nga Sky ECC dhe nuk dimë të themi nëse janë shefa krimesh apo shefat e krimit.



