Aksident i dyfishtë në Burrel/ Lëndohen gjashtë persona, dy në gjendje të rëndë

Aksident i dyfishtë në Burrel/ Lëndohen gjashtë persona, dy në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Burrel, në zonën e njohur si “Ish Agjensia”.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë dy automjete dhe si pasojë janë plagosur gjashtë persona, nga të cilët dy ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Rreth orës 19:10, në vendin e quajtur ‘Ish Agjensia’, në Burrel, shtetasi A.L., 38 vjeç, duke drejtuar automjetin tip ‘Benz’, është përplasur me një automjet tjetër me drejtues shtetasin L.K., 36 vjeç.

 Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit e automjeteve dhe katër pasagjerë që ndodheshin në mjetet përkatëse.”

Të plagosurit janë transportuar menjëherë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, të cilat aktualisht mbeten të paqarta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy