Zv.kryeministri Bislimi: Kosova duhet të jetë gati për luftë

Zv.kryeministri Bislimi: Kosova duhet të jetë gati për luftë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha që Kosova duhet të jetë gati për luftë. Në një intervistë për median ukrainase “European Pravda” ai tha se një luftë konvencionale aktualisht është e pamundur. Megjithatë  Bislimi vuri në dukje se sulmi në Banjskë është shembull që tregon se gjithmonë mund të fillohet ndonjë sulm, e sipas tij, Kosova duhet të jetë gati për luftë.

Ne duhet të jemi gati për luftë. Por, një luftë konvencionale është e pamundur tani, pasi ne jemi të mbrojtur nga paqeruajtësit e KFOR-it. Megjithatë, siç ka treguar shembulli i Banjskës, një sulm hibrid gjithmonë mund të fillohet kundër nesh – dhe ne duhet të përgatitemi që kjo të ndodhë përsëri në çdo kohë”, tha ai.

Bislimi thotë se është e rëndësishme që “Perëndimi pajtohet me provat se sulmi në Banjskë i kishte rrënjët në lidershipin e lartë të Serbisë”.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy