Ambasadori i SHBA, Donald Lu: Dua të zgjas mandatin tim në Shqipëri

Ambasadori i SHBA, Donald Lu: Dua të zgjas mandatin tim në Shqipëri

Ambasadori Amerikan në vendit tonë, Donald Lu i cili është vënë në qendër të vëmendjes mediatike sëfundmi për deklaratat e tij për 4 klanet dhe 20 familjet kriminale, ka bërë sot një tjetër deklaratë, ndryshe nga e para.

Ai e ka quajtur Shqipërinë një vend të bukur dhe se do të donte të zgjaste mandatin e tij si kryediplomat në këtë vend. Nuk dimë nëse kjo do të jetë e mundur, por Lu tha se do ta kërkonte një gjë të tillë.

Pyetje: Ambasador Lu, në janar ju mbushni tre vjet në Shqipëri. A do të largoheni atëherë?

Përgjigje: Ka qenë një nder i madh për mua dhe familjen time që kemi qenë këtu në Shqipëri në këto dy vite e gjysmë. E kemi shijuar aq shumë mikpritjen shqiptare sa kam kërkuar të qëndroj edhe më gjatë në këtë vend të bukur. Kam në plan të largohem nga Shqipëria në verën e vitit 2018. Deri atëherë, kemi shumë më tepër për të bërë sëbashku.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy