Meksi: Ka absurditete në vendimin mbi Gjicin dhe hetimet ndaj Belerit. Po vijnë zgjedhjet e dyta dhe gjykata nuk vendos mbi vulën! (VIDEO)

Meksi: Ka absurditete në vendimin mbi Gjicin dhe hetimet ndaj Belerit. Po vijnë zgjedhjet e dyta dhe gjykata nuk vendos mbi vulën! (VIDEO)

Avokati Redon Meksi duke folur në MCN Live mbi drejtësinë në vend, tha që vendimi mbi rastin Gjici dhe hetimet mbi çështjen “Beleri” janë absurde. Meksi tha që ish-kryebashkiaku Safet Gjici nuk mund të dënohej për “shpërdorim detyre”, pasi nuk ka sjell dëm me veprimet apo mosveprimet e tij. Nga ana tjetër Meksi thotë që është absurde që të kërkosh gjetjen e pajisjes DVR për të liruar Fredi Belerin, duke shtuar se së paku zv.kryetari i bashkisë nga radhët e opozitës duhet të lejohej të betohej.

Duke folur mbi çështjen Gjici, Meksi u shpreh:

Janë shumë çështje që konkurrojnë me njëra-tjetrën. Unë mendoj që nuk është shpërdorim detyre në rastin e Gjicit. Është ai çasti që t’i thua këta dy persona do futen në burg, hajde gjej veprën. Nuk gjej në asnjë rast asnjë prej veprave, as shpërdorim detyre, as shpërdorim detyre. Shpërdorimi i detyrës duhet të sjellë dëme, ku janë dëmet e sjella. Sepse thuhet që veprimet ose mos veprimet që sjellin dëme. Ai si nen është lënë me dashje i tillë. Mënyra si e bëri gjykata është absurde. Gjici mund të ketë një tufë çështjesh që mund t’i gjesh për korrupsion, shko kape ku duhet. Është fiks rasti që dole në media, u dogje zotëri, sepse kështu funksionon gjykata jonë, ti do e hash!”

I pyetur mbi rastin Beleri, Meksi tha:

Ai (Beleri) është i pafajshëm deri sa të marrë një vendim të formës së prerë të fajësisë, ti i ke hequr të drejtën kushtetuese për të qenë i zgjedhur i popullit. Le të dalë një zv.kryetari i partisë por të jetë i partisë së tyre, jo i PS-së sot. Sipas policisë thuhet që ka pasur kamera në zonën ku është bërë dhënia e parave, por nuk është gjetur pajisja DVR-ja, dhe nëse ne e lirojmë ky mund të shkojë të zhdukë provën. Kë provë do zhduki, provën ti s’e ke gjetur! Pra ti thua që kur të gjejmë DVR-në do lirohet. Po s’e gjete kurrë DVR-në ti?! Është absurditet puro. Sa për pjesën që u prishën marrëdhëniet me Greqinë s’ka lidhje fare. Puna është se nuk është marrë vendimi i drejtë, jo se u prishën marrëdhëniet me Greqinë. Beleri u arrestua me një të infiltruar. Në dokument thuhet që e ka marrë 13 herë në telefon derisa i shiti votën, që do të thotë e ka shtyrë në krim”.

I pyetur mbi vulën në PD Meksi vuri në dukje se po u afrohemi zgjedhjeve të dyta dhe ende gjykata nuk është shprehur me një vendim.

Po vijnë zgjedhjet e dyta dhe akoma s’është ndarë kjo çështje. Kaloi një vit për t’ia kthyer Apelit! Tani të presim Apelin. T’ia japë Bashës, Berishës, kujt të dojë, por ta ndajë. Flasim për një parti që ka 55 deputetë, kush është çështje më me rëndësi se kjo?!”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy