
Refuzimi i ligjit të sponsorizimit, mbështetja e munguar për futbollin si dhe refuzimi për rikthimin e tifozëve nuk janë vendime që janë marrë për inat të Armando Dukës nga qeveria. Të paktën kështu mendon vetë presidenti I FSHF-së, i cili është I ftuar në emision Skaner në MCN TV. Ndër të tjera Duka foli edhe për raportin personal që ka me kryeministrin Edi Rama.
“Nuk besoj se shteti më është vënë kundër. Ne natyrisht kemi kërkesat tona për të zhvilluar futbollin, por është një periudhë elektorale dhe nuk është me vendi të diskutojmë këtë. Gjithsesi unë mendoj se sporti nuk është mbështetur. Qeveria nuk duhet t'i jepte lëmoshë, por duhet të bëjë detyrat e saj. Duhet të ndërtojë kushte të përshtatshme për ta zhvilluar.
Pavarësisht premtimit për ligjin e sportit ende nuk ka ndodhur sepse tani nuk janë kushtet.
Me kryeministrin nuk bëhet fjalë për krisje. Nga pikëpamja personale janë marrëdhënie të mira, por si zyrtar padyshim mund të ketë konflikte. Me një kryeministër si Edi dihet se sa i fortë është dhe duhet të bënte më shumë me sportin,”-u shpreh Duka.



