Të paktën tre persona thuhet se kanë mbetur të vrarë të hënën në Venezuelë, ndërsa protestat kundër qeverisë vazhdojnë. Protestuesit kërkojnë zgjedhje të parakohshme, lirimin e aktivistëve të burgosur dhe autonominë për kongresin e udhëhequr nga opozita. Ndërsa presidenti Nicolas Maduro, akuzon protestuesit për grusht shteti.



