Gjatë 24 orëve të fundit në Itali janë regjistruar 1,820 raste të reja dhe 82 viktima nga Covid-19.
Bëhet me dije se 6,358 pacientë janë shtruar në spitale, ndërsa është vënë re një ulje prej 109 pacientë më pakë në krahasim me një ditë më parë.
Nga fillimi i pandemisë e deri më tani në Itali janë konfirmuar 4,217,821 raste me Covid-19, nga të cilët kanë humbur jetën 126,128 persona.



