Nga emisioni “Arnautistan” në MCN TV gazetarja Mirela Oktrova dhe aktori Edmond Topi treguan se për organizimet e para të Festivalin Ndërkombëtar të Filmit kanë sakrifikuar pushimet e tyre.
Topi tregoi se fillimisht kishte pyetur bashkëshorten e tij nëse edhe ajo ishte dakord të bënin një festival, i cili do të zëvendësonte pushimet e tyre, ndërkohë që tregoi se shumë biznese të mëdha nuk i mbështesin këto nisma.
“Para 8 vitesh unë e pyeta Mirelën nëse ishte dakord të bëja një festival dhe festivali të zëvendësonte pushimet tona. Vitet e para ne kemi hedhur edhe shuma monetare. Bizneset të cilat sipas të gjitha llogarive duhet të mbështesin dhe ai nuk ta ul dhomën as tre euro. Ndërkohë që dikush tjetër i cili ka gjithsej vetëm 9 dhoma thotë gjithçka e merr ti që nga ky moment dhe ti mbetesh. Dhe ti mbetesh. Ai thotë unë jam një dashnor i vjetër i kinemasë, jam rritur në oborret e kinostudios, kinemanë e dua dhe ti mbetesh. Shkon tek dikush tjetër dhe i thua më jep një dhomë dhe ai të thotë po, por jo këtë vit, vitin tjetër”, tha Topi.
Ndërkohë Oktova shtoi se ka shumë që duan kulturë, që u mungon kultura dhe dëshirojnë të mbështesin çdo iniciativë, por sipas saj ka dhe nga ata që janë indiferentë sepse nuk u mungon kultura.
“Unë besoj se si biznesi, si individët, si institucionet kanë ndjeshmëri të ndryshme për kulturën dhe kjo reflektohet edhe në marrëdhëniet edhe në marrëdhëniet që festivali krijon me mbështetësit e vet. Ka shumë që duan kulturë, që u mungon kultura dhe dëshirojnë të mbështesin çdo iniciativë ka dhe nga ata që janë indiferentë sepse nuk u mungon kultura”, tha Oktrova.



