
Legjenda e futbollit brazilian, Pele, i ka kërkuar Presidentit rus Vladimir Putin që t’i japë fund ndërhyrjes ushtarake në Ukrainë, në ditën kur kombëtarja e vendit të shkatërruar nga lufta doli në fushën e blertë, për një vend në Kupën e Botës.
Ukraina përpiqet të harrojë, të paktën për 90 minuta, tragjedinë që ende ka përfshirë vendin e saj.
Kështu shkroi Pele në llogarinë e tij në Instagram pak para se skuadra e Ukrainës të dilte në fushë mbrëmjen e së mërkurës, përballë Skocisë.
Dua ta përdor ndeshjen si një mundësi për të bërë një kërkesë: ndaloni pushtimin. Nuk ka absolutisht asnjë justifikim për këtë dhunë të vazhdueshme.
Ky konflikt është i keq, i pajustifikueshëm dhe nuk sjell asgjë përveç dhimbjes, frikës, terrorit dhe ankthit.
Luftërat ekzistojnë vetëm për të ndarë kombet dhe nuk ka asnjë ideologji që justifikon raketat me predha që varrosin ëndrrat e fëmijëve, shkatërrojnë familjet dhe vrasin të pafajshmit.
Fuqia për të ndalur këtë konflikt është në duart tuaja.



