Presidenti rus Vladimir Putin cenon çdo ditë jo vetëm tokën e Ukrainës, por edhe liritë kushtetuese të ukrainasve.

Kështu tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij me rastin e Ditës së Kushtetutës.
Lajmin e bën të ditur Ukrinform.
"Kushtetuta e Ukrainës ka në qendër njeriun. Lufta e Rusisë kundër Ukrainës është një luftë humanitare. Putin jo vetëm që godet tokën tonë. Çdo ditë ai godet liritë kushtetuese të ukrainasve. Ai qëllon dhe vret të drejtat tona, po sulmon të drejtën e patjetërsueshme. Po godet jetën, zhvillimin, prosperitetin, të drejtën për të bërë zgjedhjet tona, të drejtat e fëmijëve tanë, të gjitha të drejtat e popullit tonë të garantuara nga Kushtetuta e Ukrainës”, tha Zelensky.



