Nis sot debati politik në Kuvend, opozita rikthehet pas 30 muajsh

Nis sot debati politik në Kuvend, opozita rikthehet pas 30 muajsh

Këtë të premte siç ishte parashikuar do të zhvillohet seanca e parë plenare me deputetët e rinj të zgjedhur në zgjedhjet e 25 prillit.

Sot do të rikthehen në Kuvend pas 30 muajsh mungesë dhe deputetët e zgjedhur të opozitës.

Rregullorja e Kuvendit përcakton se drejtues i seancës së parë plenare është deputeti më i vjetër në moshë, deri në zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit. Këtë përgjegjësi do e ketë deputetja e PS-së Luljeta Bozo.

Seanca e parë pritet të ketë më së shumti një atmosferë formale, ku do të nisë procesi i verifikimit të mandateve të ligjvënësve dhe betimit të tyre.

Kjo do të jetë seanca e parë, pas të cilës do të thërritet një e dytë, e parashikuar po ditën e sotme në orën 17:00 në të cilën do të votohet kryetari i ri i Kuvendit, ku e përzgjedhura e socialistëve është Lindita Nikolla.

 Ndërkohë kujtojmë se në Kuvend në seancën e parë nuk do të jenë 140 deputetë pasi disa prej tyre kanë lënë mandatin e deputetit, mes të cilëve është dhe Tom Doshi që fitoi mandat në dy qarqe.

Deputetët e tjerë të zgjedhur që kanë dorëzuar mandatin pa nisur kuvendi Mark Marku, Najada Como, Gramoz Ruci dhe Lefter Koka, pasuesit e të cilëve do të mandatohen nga KQZ javën e ardhshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy