
Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike dega Përmet, Arson Lipe dhe kundërshtarja e tij në garë Kiara Banushi, shprehen optimistë për mbarëvajtjen e procesit.
Për MCN Tv, Banushi foli për një proces të rregullt zgjedhor dhe pjesëmarrje të kënaqshme.
Ka qenë proces zgjedhor shumë i rregullt. Komisionerët kanë bërë punë shumë serioze, në mënyrë që ti garantojmë vendit një opozitë për të cilën ka nevojë.
Në krahë të saj, kandidati Arson Lipe, foli për pjesëmarrje shumë të kënaqshme në votime, me mbi 200 anëtarë deri në orën 14.00.
Ky proces i shërben më së miri bashkimit dhe fuqizimit të partisë për fitore kundër regjimit të Edi Ramaës, pjesëmarrja është shumë e madhe.
Në Përmet janë 470 anëtarë demokratë me të drejtë vote.



