Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një 35-vjeçari është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Libofshë të Fierit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:25, kur E.Dh., banues në fshatin Agim, duke drejtuar mjetin me targë BR 3304 B, ka dalë nga rruga dhe ka goditur murin rrethues të banesës së shtetasit A.Dh. për pasojë, drejtuesi i mjetit ka mbetur i plagosur rëndë.
Ai është dërguar menjëherë në spital, por ka humbur jetën. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqve të aksidentit.



