
Eksperti i ekonomisë Mirdaim Axhami deklaroi në studion e emisionit “MCN Economy” se 41.3% e shpenzimeve të familjeve në vend shkon për ushqime dhe pije jo alkoolike, me një ndryshim shumë të madh nga Europa , ku familjet shpenzojnë vetëm 18%.
Duke vijuar logjikën e tij, Axhami tha paketat që qeveria në Shqipëri ka akorduar për të ndihmuar njerëzit të përballojnë rritjet e mëdha të çmimeve janë shumë herë më të ulëta se ato në Kosovë, edhe pse ata kanë një buxhet sa gjysma jonë.
Eksperti theksoi se ka rënie të konsumit si pasojë e rritjes së çmimeve.
Problemi më i madh që shoh në këtë strukturë shpenzimesh të familjeve është se ku i harxhojnë shqiptarët paratë dhe kush janë kategoritë kryesore që shqiptarët i harxhojnë, pasi nuk ka ndryshim ndërmjet 2020-2021. 41.3 % të totalit të shpenzimeve shkon për ushqim dhe pije jo alkoolike. Është 18% në vendet BE-së, dhe 36% në rajon.
Ndikimi kryesor tek rritja e çmimeve është efekt i importuar, kjo është gjë që nuk e kontrollojmë, por ne analizojmë si kanë vepruar qeveritë e vendeve fqinje për të minimizuar këtë efekt. Kosova, me një buxhet sa gjysma e buxhetit tonë diku tek 2.8 miliard euro, vetëm një nga paketat e ndihmës e kishte 150 milionë euro. Dy paketat në Shqipëri ishin 104 milionë euro. Qeveria ka akumuluar shumë të mëdha tek të ardhurat e saj si pasojë e efektit të çmimeve, por ku janë shpenzuar. Duket dhe tek akti normativ për ndërrimin e buxhetit. Kjo vlerë nuk u shtua, por u pakësua. Ata janë kujdesur që këto para të shkojnë në investimet strategjike, në tenderat sesa të kujdesen për zbutjen e inflacionit tek shqiptarët. Përderisa janë rritur strategjike, në tenderat sesa të kujdesen për zbutjen e inflacionit tek shqiptarët. Përderisa janë rritur çmimet, dhe konsumatorët blejnë më pak sasi. Në Kosovë iu dhanë 100 euro studentëve e pensionistëve. Paketa në Shqipëri duhet të jetë 6 herë më e madhe.
Ka rënie të konsumit si pasojë e rritjes së çmimeve, ka rënie tek produktet ushqimore, tek transporti dhe turizmi. Kjo tkurrje në konsum ka ardhur si pasojë e rritjes së çmimeve. Kemi rënie te vaji.
30-40-50 %. Ka rënie e konsumit të mishit, por është vënë re se ka rritje të konsumit të bukës pavarësisht rritjes së çmimeve.
Duke vijuar më tej, Axhami tha se emigracioni është një element tjetër që ka ndikuar tek konsumi, i cili ka pësuar një rënie me 15-40% nga viti i kaluar.
Nga 84 mijë lekë që kanë buxhet, 41.3% shkon për ushqimet, por çfarë ndodh në sasi? Nëse shkojmë te të dhënat që merren nga tregu, konsumi ka rënë nga 15-40% krahasuar me vjet. Kemi blerë më pak produkte në sasi. Element i rëndësishëm është dhe emigracioni, kjo ka ndikuar dhe në konsumi. Dhe në bare konsumi ka rënë 30-40%.



