Berisha: Sot nis beteja pa kthim në rrugë! Japim edhe jetën për të mbrojtur votën

Berisha: Sot nis beteja pa kthim në rrugë! Japim edhe jetën për të mbrojtur votën

Kreu i PD-së së Rithemelimit Sali Berisha, në një dalje për mediat, paralajmëroi se sot nis beteja pa kthim në rrugë. Berisha lëshoi akuza ndaj prokurorëve të SPAK, duke u shprehur se ata po shkojnë sot në Parlament si “larot e Ramës”, pasi “kanë rishkruar në zyrat e tyre me urdhër politik Kushtetutën e vendit”.

Jam sot këtu për të shpallur fillimin e betejës pa kthim në rrugët e Tiranës, sheshet e saj, në çdo skaj të këtij vendi. PD është e vendosur t’i përgjigjet dhëmb për dhëmb sundimit të Edi Ramës, të bazuar në krimin, drogën, vjedhjen e shqiptarëve. Sot, çdo demokrat i vërtetë ndjehet një luftëtar i lirisë. I betuar për të bërë gjithçka për shembjen e narkodiktaturës, për shembjen e regjimit, i cili u grabit votën shqiptarëve. Për shembjen e regjimit, i cili u kontrollon vullnetin shqiptarëve. Për shembjen e regjimit, i cili vjedh ata sa kurrë ndonjëherë në historinë e tyre. Për shembjen e regjimit, i cili asgjësoi parlamentin pluralist, duke iu mohuar përfaqësuesve të opozitës, të drejtat kushtetuese. Për shembjen e regjimit më armiqësor në rrafshin e identitetit kombëtar që shqiptarët kanë pasur në historinë e tyre. Sot të dhënat e regjistrimit të fundit, që po e manipulon përditë Edi

Rama, janë jo më shumë se 1,5 milionë banorë. Nëse ne vazhdojmë me Edi Ramën, ne do firmosim symbyllas shfarosjen tonë.
Sot, njëlloj si në diktaturë, dikur hetuesia speciale e Sigurimit të Shtetit, larot e Edi Ramës, prokurorë mercenarë, paraqitën në Komisionin e Mandateve të parlamentit, pasi kanë kryer puçin kushtetues, i kanë marrë pushtetin parlamentit me urdhër të Edi Ramës, pasi kanë shkelur me dy këmbë nenin 73 dhe 38 të Kushtetutës së vendit, ata sot paraqiten si gardë pretoriane mbi parlamentin, mbi Kushtetutën, për të kërkuar jo vendosjen e masave siç e kërkon Kushtetuta, por për të kërkuar legjitimin e vendimit të tyre antikushtetues, madje rëndimin e këtij vendi, jo se ka ndryshuar gjë, se në akuzë janë zero, po se unë kundërshtova këtë vendim si një element të puçit të shtetit brenda shtetit, të Edi Ramës, marrjen e pushtetit të parlamentit nëpërmjet mercenarëve në gjykata dhe prokurori.

Sot, këta prokurorë paraqiten në parlament pasi kanë rishkruar në zyrat e tyre me urdhër politik Kushtetutën e vendit. Gjë të cilën nuk mund ta bëjë kurrë asnjë njeri në Shqipëri, as presidenti, as kryeministër, atë mund ta bëjë vetëm parlamenti dhe sovrani popull në referendum. Sot, këta prokurorë paraqiten në parlament pasi i kanë hequr parlamentit kompetencën kushtetuese për dhënien e autorizimit për heqjen e lirisë së deputetit, siç bënë ata me heqjen e lirisë Sali Berishës për largimin jashtë shtetit. Sot pra, ata shkojnë si përfaqësues të Edi Ramës, mbi Kushtetutën, mbi parlamentin, poshtërojnë në këtë mënyrë institucionin qendror të një republike parlamentare, de facto sot një narkorepublikë apo republikë e bandës, krimit dhe vjedhjes së shqiptarëve. 

 Berisha tha se sot është koha që "të japim edhe jetën" për të mbrojtur votën. 

Çdo shqiptar duhet të ndalet në një moment, të shtrojë pyetjen: beson ai apo jo se vota e lirë është jetike, që qytetarët të gëzojnë liritë dhe të drejtat që shteti ligjor të funksionojë.
Çdo qytetar që i beson votës duhet të shtrojë pyetjen: a ka votë të lirë me Edi Ramën? Çdo qytetar duhet t’i thërrasë vetes, në rast se nuk do të pajtohet me një diktaturë, të ngrihemi.
Sot do të jemi një grup fare modest, por do jemi luftëtarët e parë në rrugë, luftëtarë lirie. Ju rikujtoj shqiptarëve se në vitin 1997, kur armiqtë e egër që erdhën me rebelim komunist në pushtet, menduan se na shfarosën, filluam betejën me 30 vetë në oborrin e selisë sonë dhe i mundëm ata në zgjedhjet parlamentare, të cilat i vodhën. Po kësaj here, jetën e japim, votën nuk e japim. Ndaj dhe ftoj çdo shqiptar të mendojë për veten, për të ardhmen e tyre, për të ardhmen e fëmijëve, për të ardhmen e këtij vendi. Ne jemi në betejë pa kthim!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy