Pak orë pasi plagosi ish-bashkëshorten dhe familjarët e saj, Marjan Levanti u arrestua nga policia. Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e së premtes në një banesë pranë Unëzës së Re ne Kryqytet,
Rezulton se cifti ishte në process divorci ndërsa mosdakordësia për ndarjen e pasurisë është bërë objekt i sherrit që degjenroi në përdorimin e armëve të ftohta.
Të premten në mbremje Marjan Levanti ka shkuar në banesën ku jetone ish-bashkëshortja me prindërit e saj dhe pas një konflikti verbal ai ka sulmuar me thikë ish-bashkëshorten, prindërit e saj si dhe ish-kunatin.
Këta të fundit janë transportuar me urgjencë në spital ku rezultojne se janë jashtë rrezikut për jetën.
Marjan Levanti u arretsua pas mesnatës nga policia ndërsa rezulton se ai person me precedent penale.



