Osmani, Konjufca dhe Kurti zotohen të themelojmë Asociacionin pas hyrjes së Kosovës në KiE

Osmani, Konjufca dhe Kurti zotohen të themelojmë Asociacionin pas hyrjes së Kosovës në KiE

Krerët institucionalë të Kosovës janë zotuar se do t`i respektojnë të gjitha nenet e Marrëveshjeve së Brukselit dhe të Ohrit, e cila përfshin edhe themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe pas hyrjes në KiE.

Presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufa dhe kryeministri Albin Kurti i kanë dërguar një letër raportueses për Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakojanis, ku janë zotuar se do t`i zbatojnë të gjitha masat që i kërkohen Kosovës pasi të bëhet pjesë e Këshillit të Evropës.

Në letrën e siguruar nga gazeta Nacionale, thuhet se Kosova do të respektojë besnikërisht listën e zotimeve të treguar në shtojcën në të cilën përmendet themelimi i Asociacioni sa më shpejt që është e mundshme.

Në letrën tuaj të datës 21 mars 2024, ju na i ofruat ‘zotimet e propozuara të cilat Kosovës do t’i kërkohen që t’i respektojë porsa të bëhet pjesë e Këshillit të Evropës’. Korrespondenca juaj tregon se kjo listë, që kërkon një përgjigje nga institucionet shtetërore të Kosovës, përbën një përbërës integral të procesit tonë të aplikimit dhe përfaqëson një hap të rëndësishëm në procesin e anëtarësimit të plotë të Kosovës në Këshillin e Evropës” thuhet në letrën që është nënshkruar nga tre krerët institucionalë.

Më tej, ata e informojnë raportuesen për Kosovën në Këshillin e Evropës se do ta respektojmë listën e zotimeve të treguar në Shtojcën I, ku listohet propozimet për çka Kosova zotohet se do t`i përmbushë pas anëtaresimit në Këshill të Evropës.

Aty përmenden fushat për të cilat është zotuar Kosova, në lidhje me të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen e komuniteteve jo-shumicë, është renditur çështja e Marrëveshjes Bazike të Brukselit, ku përmendet me urgjencë themelimi i Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Raportuesja për Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakojanis, këtë javë ka përpiluar draft-raportin, për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Javën e kaluar, Kosova ka përmbushur kushtin kryesor për anëtarësim në KiE, duke zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pronat e Manastirit të Deçanit.

Më 27 mars, Komiteti për Politikë dhe Demokraci ka mbledhje të jashtëzakonshëm, ku do të diskutohet aplikimi i Kosovës në KiE. Në këtë takim pritet që Dora Bakojanis ta prezanton raporti, i cili duhet të votohet nga 26 deputetë të këtij komiteti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy