
Ish-ministrja franceze Sylvie Goulard gjendet tashmë zyrtarisht nën hetim për krimin e përvetësimit dhe për përfshirjen në ngjarjen e punësimit të rremë të asistentëve të eurodeputetëve të qendrës (MoDem). Ky ishte dyshimi që e pengoi Goulard që të emërohej në Bruksel si anëtarja franceze e Komisionit të ri Evropian, edhe pse ishte e paracaktuar si e tillë nga presidenti francez Emmanuel Macron.



