Milo: Një luftë botërore duket e pamundur, por tensionet lokale pritet të rriten

Milo: Një luftë botërore duket e pamundur, por tensionet lokale pritet të rriten

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo theksoi për MCN se fuqitë e mëdha e kuptojnë rrezikun e përdorimit të armëve të shkatërrimit në masë, ndaj një luftë globale është jashtë diskutimit. Megjithatë, ai paralajmëroi rritjen e konflikteve lokale dhe tensioneve në lidhje me përplasjen strategjike mes Rusisë dhe Perëndimit, sidomos për shkak të zgjerimit të NATO-s dhe situatës në Ukrainë.

“Në këtë moment, një luftë botërore totale duket e pamundur, pasi të gjitha fuqitë e mëdha e kuptojnë pasojat shkatërruese që do të sillte përdorimi i armëve moderne të shkatërrimit në masë. Megjithatë, pritet një rritje e tensioneve dhe konflikteve lokale me armë më të avancuara, por jo një përplasje globale të përgjithshme.

Rusia dhe Perëndimi janë në një përplasje strategjike, sidomos për shkak të zgjerimit të NATO-s dhe pretendimeve territoriale në Ukrainë, por asnjëra palë nuk dëshiron një konflikt total që do të ishte katastrofik për të gjithë. Kjo e bën një luftë të përbotshme shumë të rrezikshme dhe të papërshtatshme, prandaj deri tani fokus është te konflikte më të vogla dhe tensione të kontrolluara.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy