Grushti i shtetit në Malin e Zi, dy serbë në pranga

Grushti i shtetit në Malin e Zi, dy serbë në pranga

Ministria e Brendshme e Serbisë ka thënë se autoritetet kanë arrestuar dy shtetas serbë, që ishin shpallur në kërkim në lidhje me një grusht shteti të dyshuar në Mal të Zi.

Ministria në fjalë ka konfirmuar se Predrag Bogiceviç dhe Nemanja Ristiç janë arrestuar nën dyshimin se janë të përfshirë në planifikimin e dyshuar të rrëzojnë qeverinë e Malit të Zi, e cila në dhjetor të vitit 2015 ka marrë ftesë t’i bashkohet NATO-s.

Mali i Zi ka kërkuar nga Serbia që të arrestojë dhe të ekstradojë dy personat që përballen me akuzën për përfshirjen në planet për puçin e dyshuar në muajin tetor.

Ristiç, në muajin dhjetor u shfaq në një fotografi duke qëndruar afër ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov gjatë vizitës së këtij të fundit në Beograd.

Kryeprokurori i Malit të Zi ka identifikuar dy shtetas rusë si organizatorë të puçit të dyshuar në Podgoricë, që sipas tij ka të bëjë me planet e qeverisë për t’iu bashkuar NATO-s.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy