Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj ka njoftuar sot firmosjen e marrëveshjes me qeverinë italiane për dokumentin e detajimit për fondin 95 milionë euro. Ceremonia e firmosjes u bë në praninë e ambasadorit italian Fabrizio Bucci.
Sipas Ahmetajt, nga fondi total, 5 milionë euro janë grant për rindërtimin e objekteve publike, që dolën jashtë funksionit nga tërmeti i 26 nëntorit.
Ministri ka theksuar se brenda fundit të vitit pritet miratimi i gjithë paketës për të cilën është rënë dakort. paraprakisht .
“Kredia e butë prej 90 milionë euro do të angazhohet: a) Në sektorin e energjisë, për përmirësimin e mëtejshëm të linjave të transmetimit; b) Në zhvillimin e ekonomisë së detit, për përmirësimin e infrastrukturës portuale dhe peshkimit; c) Në rritjen e kapaciteteve për përballimin e fatkeqësive natyrore, me përmirësimin e flotës dhe fuqizimin e burimeve njerëzore të emergjencave civile”- tha ai.
Ambasadori italian Bucci, duke falenderuar angazhimin total te minstrit Ahmetaj, theksoi se “keto fonde do ti lëvrojmë në sektoret parësore, në atë të rindërtimit, por një sektor i rëndësishëm është edhe investimi ne infrastrukturen energjike, e po ashtu edhe per ente publike qe do te mirepresin institucionet shqiptar për aktivitetet e tyre dhe ai për infrastrukturen e detit, si dhe sektori i emegjencave civile, qe tek ne quhen të mbrojtjes civile”.



