Rama në Kamëz: Të gjithë zaptuesit e Universitetit Bujqësor do të largohen

Rama në Kamëz: Të gjithë zaptuesit e Universitetit Bujqësor do të largohen

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi largimin e të gjithë familjeve që janë të strehuar në konviktet e Universitetit Bujqësor të Kamzës. Në 65-vjetorin e krijimit të Universitetit Bujqësor, Rama tha se “zaptuesit do të ikin nga universiteti të gjithë. Çdo godinë që s’i takon universitetit, do shembet. Dhe çdo familje që nuk ia lidhje me universitetin do largohet”.

Para stafit të universitetit, ai premtoi rritje rrogash për profesorët si dhe vuri në dukje rëndësinë e këtij institucioni për objektivin e qeverisë që ai drejton në zhvillimin e zonave rurale.

“Është e domosdoshme që ta shikojmë zhvillimin e mëtejshëm rural që nuk mund të pasqyrojë ambicien tonë nëse ky universitet nuk bëhet qendra e gravitetit të atij zhvillimi. Nuk mund ta çojmë përpara Shqipërinë në sektorin bujqësor dhe blektoral duke u bazuar tek Drejtoritë e Bujqësisë”, tha Rama. 

Kryeministri kërkoi nga ky institucion që të mos mjaftohet vetëm me shtrirjen vetëm brenda kampusit, por të shtrihet në gjithë territorin e vendit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy