Incidenti, Nazarko: Uroj të jetë incident i izoluar, akt i dënueshëm të sulmosh një plak

Incidenti, Nazarko: Uroj të jetë incident i izoluar, akt i dënueshëm të sulmosh një plak

Analisti Shpëtim Nazarko në MCN Live ka komentuar lidhur me incidentin e ndodhur gjatë marshimit të opozitës për të cilin u shpreh se uron që të jetë një incident i izoluar. Ai tha se është një akt i dënueshëm pasi ndodh për herë të parë që të sulmohet një lider i opozitës.

Sipas tij, ky mund të konsiderohet akt i një fanatiku që ka ardhur me një qëllim të caktuar, ndërsa theksoi se Berisha nuk përfaqëson vetëm atë pjesë të rëndësishme të opozitës por dhe një njeri pleqëri.

Shqipëria nuk ka takate për të menaxhuar situata të këtij lloji dhe shpresoj që incidenti të jetë histori fanatikësh, Shqipëria nuk është nga ato vende që të organizojë protesta dhe të ketë instinktin e sigurisë.  Del situata nga kontrolli, shpresoj të jetë një incident i izoluar. Ndodh për herë të parë të sulmohet lideri i opozitës. E dënoj këtë akt dhe shpresoj të jetë akti i një fanatiku pasi mund të them se pleqtë dhe fëmijët nuk mund të qëllohen është pa diskutim akt i dënueshëm, por ai është dhe i moshuar dhe nuk mund të ketë reflekset e vetëmbrojtjes. Është akt i një fanatiku që ka ardhur me një qëllim të caktuar. Duhet të shpresojmë që ky konflikt të mbetet i veçuar megjithë përmasën tragjike që ka brenda sepse Berisha nuk përfaqëson atë pjesë të rëndësishme të opozitës por dhe një njeri pleqëri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy