Thellohet çarja në Limanin e Sarandës, Bajrami: Rrezikon shembjen nga dita në ditë! 'Shëtitorja' nuk e ka ruajtur identitetin e qytetit (VIDEO)

Thellohet çarja në Limanin e Sarandës, Bajrami: Rrezikon shembjen nga dita në ditë! 'Shëtitorja' nuk e ka ruajtur identitetin e qytetit (VIDEO)

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak Sarandë, Ibrahim Bajrami deklaroi përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve në MCN Tv se Limani i Sarandës rrezikon shembjen pasi dallgët e forta në ditët e fundit kanë gërryer nga poshtë masën e gurëve që i jep stabilitetit strukturës.

Duke vijuar shpjegimin e tij, Bajrami tha se nuk e kupton arsyen se pse ky Liman është lënë jashtë vëmendjes së firmës kontraktuese edhe pse ka qenë e përfshirë në shëtitoren e Sarandës.

Limani i Sarandës është objekt i ndërtuar para viteve ’60, ka pasur riparime, por ka çarje për së gjati që rrezikon shembjen pasi dallgët kanë gërryer nga poshtë masën e gurëve që i jep stabilitet objektit, rreziku është, nga dita në ditë pritet të bjerë.

Objekti Limani Sarandë ka qenë pjesë e shëtitores Sarandë që u rehabilitua, kishte një sërë problemesh që janë ngritur në lidhje me shëtitoren. Populli i Sarandës nuk është kontraktuesi, ne ishin përfituesit ishte FSHZH që e hartoi. Projektet bëhen e zbatohen pa ndonjë këshillim me publikut. Problematikat që populli i Sarandës ka ngritur nuk janë marrë në konsideratë. Pjesa e Limanit që i përkiste rehabilitimit i ka shpëtuar vëmendjes së firmës së kontraktuar 100%. Forca e dallgëve ka shkaktuar atë dëm. Bulevardi pritet të mbyllet dhe të merret në dorëzim. Kontrollet e bërë kanë nxjerrë një sërë problematikash. Nuk e kam idenë se pse Limani i ka shpëtuar formës “Fusha” por kjo është gjendja aktuale.

Duke vijuar më tej, Bajrami tha rikonstruksioni i bërë në shëtitoren e Sarandës nuk e ka ruajtur identitetin e qytetit.

Pllakat janë monument natyror që i kishim deklaruar monument kulture. Fakti që hiqen nga lista e monumenteve natyrore i vendos në rrezik. Nuk ka në plan për të prishur identitetin e tyre, por heqja i  bën të jenë në listën e mundshme të viktimave në të ardhmen.

Shëtitorja nuk e ka ruajtur identitetin e Sarandës. Problematika që na del me Limanin që nuk u rikonstruktua dhe do të kërkojë ndërhyrje të re dhe s'do ruajnë të njëjtën pllakë. Do të ketë ndryshime nëse do bëhen punime.

Kohët e fundit shohim që biznesi i anijeve turistike është rritur shumë. Saranda ka 9 anije që shërbejnë për marrjen e turistëve nga Saranda dhe çuarjen e tyre në destinacione të ndryshme. Se ku do të moloheshin nuk ishte menduar, furnizmi me ujë nuk ishte menduar. Këto gjëra nuk ishin menduar. 

Po ashtu i kishin shpëtuar vendet ku do uleshin turistët. 

Sezoni turistik është industria kryesor e Sarandës, e mbajnë të hapur dhe në rrugë sheh turistë dhe sot. Hapja reale e sezonit përgjithësisht është bërë në maj, dhe vonë në maj. Është hapje që nuk i përket Sarandës, duhet bëhet që në maj ose në prill siç e bëjnë gjitonët. Nga qeveria vendore dhe lokale nuk i është dhënë vëmendja që i jep biznesi lokal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy