
Banka Qendrore turke ka ulur sërish normën bazë të interesit në 14 përqind, ulja e katërt radhazi që nga Shtatori, duke e çuar lirën në rënie në nivelet më të ulëta historike.
Rënia e monedhës me 5.6% brenda një dite erdhi pavarësisht dobësive strukturore në tregun e brendshëm dhe prirjes globale drejt rritjes së normave.
Banka uli normat me 100 pikë bazë, në përputhje me teorinë e diskutueshme të presidentit Recep Tayyip Erdogan sipas të cilit normat e ulëta të interesit do të çojnë në ulje të inflacionit.
“Spekulantët shitën sasi të mëdha valute dhe kjo solli rënien e euros në rreth 17.10 lira. Ata po shesin dhe po blenë valutë duke vjedhur vendin tonë. Kjo po ndodh”, u justifikua Erdogan.
Ulja e normës erdhi pavarësisht paralajmërimeve të analistëve se bie ndesh me konsensusin ekonomik dhe do të nxiste inflacionin dhe do të dobësonte më tej lirën.
Në kursin e këmbimit valutor nga e enjtja 1 dollar amerikan këmbehet me rreth 15.6 lira, një nivel i ri i ulët historik. Monedha ka humbur më shumë se gjysmën e vlerës së saj në krahasim me dollarin që nga fillimi i vitit 2021.
Inflacioni vjetor turk arriti në 21,31 përqind në nëntor, sipas të dhënave të qeverisë.
Ndërkohë opozita turke thotë se çmimet e konsumit janë rreth dyfishi i nivelit të dhënë në të dhënat zyrtare, duke akuzuar autoritetet për manipulim të shifrave.



